Moti për të hënën, me diell dhe vranësira

Moti për të hënën, me diell dhe vranësira

Të hënën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, në Kosovë pati sasi të mëdha të të reshurave.

Related Articles