Moti për të premten dhe të shtunën

Moti për të premten dhe të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme, të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHK-së, dita e shtunë do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm, por vende – vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Po ashtu, sipas Institutit në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në trafik këshillohen të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Related Articles