Të marten në Kosovë moti do të jetë kryesisht i vranët.
Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të ketë rritje të lehtë të temperaturave maksimale.
Në mëngjes parashihet të ketë ngrica të dobëta.
Sipas IHMK-së, në lugina në vende me lartesi parashihet mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius.