Në Kosovë sot do të mbaj mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Kështu kanë njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 28 dhe 33 gradë.
Temperatura minimale për ditën e sotme do të mbajë në Dragash me 11 gradë, kurse maksimalja e ditës parashihet të mbajë në Prizren dhe Gjakovë me 33 gradë. /Gazeta Enigma
Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat sërish mbi 30 gradë
