Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP.