Gjatë ditës në Kosovë do të mbaj mot kryesisht i vranët.
Siç njofton MeteoKosova, transmeton Gazeta Enigma, kohë pas kohe do të ketë reshje locale shiu.
Temperaturat maksimale shkojnë deri në 13 gradë.
“Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15 deri në 42 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C”, njofton MeteoKosova. . /Gazeta Enigma