Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët”.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s. / Gazeta Enigma.