Moti të premten – Temperaturat arrijnë deri 26 gradë

Moti të premten – Temperaturat arrijnë deri 26 gradë

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës pritet të ketë lokalisht rrebeshe kalimtare shiu si dhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 26°C. / Gazeta Enigma.

Related Articles