Motra e ministres Nagavci, pjesë e grupeve punuese për hartim Projektligji dhe zhvillim të Planit Strategjik të Arsimit

Motra e ministres Nagavci, pjesë e grupeve punuese për hartim Projektligji dhe zhvillim të Planit Strategjik të Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka emëruar grupin punues për hartimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, po ashtu atë të zhvillimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë për vitet 2022-2026.



Zyrtarë nga ministria përkatëse, nga institucione shkollore, Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit e organizata ndërkombëtare, donatorë të MASHT-it, do i përbëjnë këto grupe mjaft të rëndësishme që do rregullojnë vijueshmërinë e edukimit të hershëm të fëmijëve në Kosovë.

Periskopi në dy dokumente që ka siguruar, ka vërejtur se pjesë e këtyre grupeve punuese është edhe motra e Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Pra Krenare Lleshi, si përfaqësuese e organizatës zvicerane Caritas është përcaktuar dy herë si anëtare, ndër të tjerash në fushën e digjitalizimit të arsimit, shkruan Periskopi.

Shih dokumentet:

Duke qenë se MASHTI bashkëpunon me dhjetra organizata e donatorë të huaj, Periskopi sot paradite ka nisur edhe një email drejt kabinetit të ministres Nagavci, me pyetjen se mbi çfarë baze është zgjedhur që organizata Caritas të ketë një përfaqësim në ekipet punuese në fjalë, mirëpo deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje.

Është hera e tretë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) harton një Plan Strategjik gjithëpërfshirës për zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës. Qëllimi i këtij plani është që të përcaktojë kahet e zhvillimit të sistemit të arsimit, në mënyrë që arsimi të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit./Gazeta “Enigma”/

Related Articles