Jose Mourinho e ka etiketuar Luke Shaw në mesin e lojtarëve që duhet të kishin dalë përpara për të gjuajtur një penallti për Anglinë në vend të Bukayo Sakas kundër Italisë në finalen e Euro 2020.
Tre Luanët pësuan disfatë zemërthyese ndaj Azzurëve në Wembley të dielën në mbrëmje me Marcus Rashford , Jadon Sancho dhe Sakan që dështuan nga pika e bardhë. Gareth Southgate kishte futur Rashfordin dhe Sanchon nga banka rezervë në minutat e fundit të kohës shtesë posaçërisht për ekzekutimin e penalltive.
Pasi Rashford goditi shtyllën dhe gjuajtja e Sanchos u ndalua nga Gianluigi Donnarumma, e fundit iu la 19-vjeçarit Saka për të mbajtur gjallë shpresat e Anglisë, me portierin italian që bëri një tjetër pritje të shkëlqyeshme për të vulosur triumfin.
Mourinho ka thënë në talkSPORT:
‘Në këtë situatë, ku ishte Raheem Sterling?
Ku ishte John Stones?
Ku ishte Luke Shaw? P
se Jordan Henderson apo Kyle Walker nuk qëndruan në fushë?”
‘Sepse në të vërtetë është shumë, shumë e vështirë për Marcus Rashford dhe Jadon Sancho të futen dhe të marrin një penallti pas një prekje të topit”.
‘Por, që Saka të ketë mbi supet e tij fatin e një vendi … Unë mendoj se është shumë”.
“Ne mund të flasim për ditët e mëparshme dhe se si ata ishin të mahnitshëm në goditjen e penalltive, por problemi me penalltitë është se dallon të gjuash një në stërvitje dhe një tjetër ë ndeshje, dhe në ato momente kërkohet eksperiencë”.
“I gjori Saka, thjesht më vjen shumë keq për të”, ka shtuar më tej Special One.
Anglia nuk e ka fituar asnjëherë Kampionatin Evropian dhe mbrëmë kishte shansin, mirëpo e lëshoi atë edhe pse kishin kaluar të parët në epërsi, pikërisht me golin e Luke Shaw.