Jose Mourinho pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij do të jetë në Francë.
Trajneri portugez është i lumtur që drejton Romën, por ka pasur përplasje me drejtuesit e klubit.
Kësisoj largimi i tij në fund të sezonit nga Roma duket i pashmangshëm dhe gjiganti francez Paris Saint Germain është favoriti kryesor për të nënshkruar me të.
RCM Sport ka raportuar se drejtuesit e PSG-së kanë zhvilluar tanimë disa takime me menaxherin e portugezit, Jorge Mendes.
Special One ka dëshirë të punoj në Francë dhe ka raporte të shkëlqyera me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos.
Gjithsesi bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Mourinhos.
Nga ana tjetër mediat italiane kanë raportuar se Mourinho mund të mbetet te Roma vetëm nëse e fiton Ligën e Evropës dhe skuadra e tij do të kualifikohet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.