Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja anti-COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e premte, me 20 gusht, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në rrjetin social, Ministria e Shëndetësisë i ka bërë të ditura në mënyrë të detajizuar masat e reja të ndërmarra nga ministri, Arben Vitia.
Sipas masave të reja që hyjnë në fuqi nga 20 dhjetori dhe janë të vlefshme deri më 1 shtator, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, mbajtja e dasmave, fejesave dhe ahengjeve tjera familjare.
Po ashtu, nga data 20 gusht deri më 1 shtator, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullimet, tubimet si festivalet dhe koncertet, aktivitetet sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit posedojnë certifikatën e vaksinimit me një apo dy doza të vaksinës, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19 apo test antigjen jo më të vjetër se 48 orë.
Ndryshe, ministri Vitia në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se masat e përcaktuara nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm.