Ka një muaj që Ministria e Shëndetësisë po funksionon me ushtrues detyre, Qeveria ende pa një kandidat.
Ministria e Shëndetësisë, e cila nga fillimi i pandemisë është përballur me shumë punë, aktualisht po drejtohet nga Dafina Gexha Bunjaku që mban pozitën e ushtrueses së detyrës.
Ish-ministri, Arben Vitia ishte deklaruar se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve nuk do të kthehet në krye të këtij institucioni.
Por a ka qeveria Kurti një emër tjetër që do të emërohet ministër i Shëndetësisë?
Tash e 10 ditë, Televizioni ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit në lidhje me këtë çështje, por të njëjtit s’janë deklaruar.
Këtë situatë po e cilëson si neglizhencë të ekzekutivit, ish-ministri Armend Zemaj.
Zemaj e cilëson të domosdoshëm emërimin e ministrit të ri, tash kur po paralajmërohet vala e re e Covid 19.
Kolegu i Zemajt në komisionin Parlamentar, deputeti Shemsedin Dreshaj megjithatë nuk e cilëson shumë të rëndësishëm rolin e ministrit në situatën me pandeminë.
T7, jo zyrtarisht ka mësuar se Qeveria që drejton Kurti ka një emër për ta emëruar në këtë pozitë, por që nuk është konfirmuar se kush mund të jetë ky kandidat.
Sipas ligjit institucionet shtetërore kanë të drejtë të funksionojnë me ushtrues detyre 3 muaj.