Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë vaksinuar 4 mijë e 229 persona kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Sipas MSH-së, numri i të vaksinuarve ka shkuar në 46 mijë e 97.
Sipas kësaj ministrie, procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të terminëve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna.