Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë ka treguar se grupet prioritare për vaksinim janë: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, mësimdhënësit, Forcat e Sigurisë të përfshira drejtpërdrejtë në menaxhimin e COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një njoftim MSH-ja ka deklaruar se 60 për qind e popullatës do të vaksinohet deri në fund të vitit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Lufta me pandeminë ende nuk ka përfunduar! Për këtë arsye dhe me qëllim të imunizimit të popullatës në mënyrë sa më të shpejtë, ju informojmë në lidhje me:
➡ Vaksinimin masiv dhe
➡ Grupet Prioritare.
Shihni më poshtë informatat e ilustruara për të kuptuar sa më mirë këtë proces tejet të rëndësishëm për luftën kundër COVID-19.