MSH thotë se pandemia ende nuk ka mbaruar, bën thirrje për vaksinim

MSH thotë se pandemia ende nuk ka mbaruar, bën thirrje për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim me dozën e parë kundër COVID-it, për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar.

Sipas MSH-së në disa vende të botës, këtyre ditëve sërish janë regjistruar raste të shumta, duke theksuar kështu se pandemia COVID nuk ka mbaruar.

Tutje, në njoftim thuhet se imunizimi duhet të bëhet me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja si dhe formave të rënda të sëmundjes.

“Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, prej disa javësh, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftimin për media.

Related Articles