ZRRE-ja s’pendohet, e mbron vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

ZRRE-ja s’pendohet, e mbron vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për masë të përkohshme.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, tha se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi, pasi s’ka vendim të prerë nga gjykata dhe se ZRRE-ja ka shfrytëzuar të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

“Kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën e ankimimit. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, cilido vendim që të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë”, tha ai.

Para deputetëve, Fejzullahu paraqiti edhe raportin e punës për vitin 2021. / Gazeta Enigma.

Related Articles