Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se pas furnizimin me 5 mijë vaksina të reja, sot ka rinisur vaksinimi në Kosovë, raporton “Gazeta Enigma”.
Siç ka njoftuar MSH ata që do të vaksinohen me këto vaksina do të jenë punëtorët shëndetësorë.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se po vazhdon vaksinimi me 4 mijë e 680 vaksinat e ardhura.
Shkrimi i plotë i MSH-së:
Bashkë ia dalim! Kosova po #Vaksinohet.
Nga sot në sallën “1 Tetori” po vazhdon vaksinimi me 4680 vaksinat të cilat janë fasilituar nga Austrian Embassy Pristina dhe të financuara nga Komisioni Evropian./GazetaEnigma