Prishtina nesër do të luaj ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Pasi kaloi me sukses rundin parakualifikues, Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën e famshme hungareze, Ferencvaros. Drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti e sheh shumë të vështirë këtë ndeshje për Prishtinën por mendon se mund të ketë befasi.
“Një kundërshtar shumë të fortë me një përvojë shumë të madhe. Prishtina me traditë por jo aq në arenën ndërkombëtare. Do të jetë një ndeshje jo shumë e lehtë për Prishtinën por futbolli është i tillë, po e shohim edhe në kampionatin evropian me shumë befasi, uroj që Prishtina të bëjë paraqitje shumë të mirë”, ka thënë Sahiti për media online.
Mungesa e tifozëve do të jetë një peng shumë i madh për skuadrën kosovare, por ish-futbollisti i Prishtinës dhe Gjilanit beson se me durim dhe një angazhim maksimal mund të nxirret një rezultat i mirë.
“Gjithmonë, sidomos tek ne, jo vetëm te Prishtina por po bazona edhe në kombëtare edhe te ekipet tjera, shikuesit janë motiv shumë i madh, mentaliteti është i tillë që lojtarët marrin shumë energji nga tifozët për dallim nga klubet e vendeve tjera. Janë këto rregullat dhe protokolli i UEFA-së që ka vendos. Sidoqoftë prapë ekipi e ka përparësinë e terrenit të vet. Por në këto raste nuk vendos shumë sa vendos kualiteti. Nëse Prishtina e ka durimin dhe bënë një angazhim maksimal pse mos të shpresojmë në një rezultat të mirë”, ka thënë ish-trajneri i Kosovës. Sahiti ka bërë një krahasim mes Prishtinës së kohës së ish-Jugosllavisë dhe të asaj të ditëve të sotshme.
“Tash kanë ndryshu kohërat, ka qenë një futboll më ndryshe. Atëherë të gjithë lojtarët më të mirë të Kosovës kanë qenë në Prishtinë, atëherë ka qenë i vetmi ekip në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë dhe ka dominu nga kualiteti, tash kualiteti është shpërndarë edhe në ekipe tjera, kështu që dallon shumë. Prishtina e ka një ekip të mirë momentalisht. Ta presim këtë ndeshje por favorit në letër është Ferencvarosi. Është mirë që loja e parë luhet atje dhe duhet të bëhen llogaritë për ndeshjen e kthimit”, ka thënë ndër të tjerash Muharrem Sahiti.
Në sezonin e kaluar, Ferencvaros ishte pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Ata ishin me një grup me Barcelonën, Juventusin dhe Dynamo Kyevin ku përfunduan të fundit në grup me një pikë të grumbulluar. Në të dy ndeshjet, skuadra Hungareze arriti të shënoj gola kundër Barcës dhe Juves. Sahiti ka bërë një krahasim mes Prishtinës së kohës së ish-Jugosllavisë dhe të asaj të ditëve të sotshme.
“Tash kanë ndryshu kohërat, ka qenë një futboll më ndryshe. Atëherë të gjithë lojtarët më të mirë të Kosovës kanë qenë në Prishtinë, atëherë ka qenë i vetmi ekip në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë dhe ka dominu nga kualiteti, tash kualiteti është shpërndarë edhe në ekipe tjera, kështu që dallon shumë. Prishtina e ka një ekip të mirë momentalisht. Ta presim këtë ndeshje por favorit në letër është Ferencvarosi. Është mirë që loja e parë luhet atje dhe duhet të bëhen llogaritë për ndeshjen e kthimit”, ka thënë ndër të tjerash Muharrem Sahiti.
Në sezonin e kaluar, Ferencvaros ishte pjesë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Ata ishin me një grup me Barcelonën, Juventusin dhe Dynamo Kyevin ku përfunduan të fundit në grup me një pikë të grumbulluar. Në të dy ndeshjet, skuadra Hungareze arriti të shënoj gola kundër Barcës dhe Juves.