Muhaxheri jep detaje në lidhje me mbledhjen e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores

Muhaxheri jep detaje në lidhje me mbledhjen e LDK-së: Po finalizohet programi Qeverisës i fitores

Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon ditën e dytë të mbledhjes me akterët kryesorë të partisë për finalizimin e programit “Rruga e Re”.

Sot po diskutohet intensivisht rreth detajeve të fundit të projekteve madhore që përfshijnë sektorin e ekonomisë, energjisë, arsimit, etj.

Paralelisht, po vazhdojnë punëtoritë grupore të ndarë në sektorë të ndryshëm.

Nga kjo mbledhje është deklaruar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që është edhe nënkryetar i LDK-së.

“Ju konfirmojë se jemi në diskutimet përfundimtare për programin e LDK-së, i cili do të dal nga këtu dhe i njejti pastaj do të finalizohet në Kuvendin e LDK-së. Bëhet fjalë, pra për programin qeverisës të LDK-së”, tha Muhaxheri.

I pyetur nga ‘RADIO 1’, se takimi dhe finalizimi i asaj që e quan Muhaxheri, program qeverisës, a është mesazh se LDK është gati për zgjedhje tëjashtëzakonshme, Muhaxheri i shprehë se programi është shumë serioz.

“Tani mund tju them sigurt, vetëm se ne po merremi me punët tona dhe këto janë pgatitje shumë, shumë serioze për të ardhmen. Programi ‘Rruga e Re’ është program qeverisës për vendin”, shoti ai.

Ndryshe, gjatë ditës edhe LDK-ja, me një komunikatë ku mes tjerash thuhej se kjo parti rikonfirmon angazhimin e saj ndaj vlerave të djathta dhe është e përkushtuar për integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian dhe NATO. Me këtë program, LDK shprehë një qëndrim të qartë ndaj ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjes së vendit në të gjitha dimensionet.

Related Articles