Ekskluzive: SC Gjilani nënshkruan me ish-futbollistin e Shkëndijës, karrierë ka bërë edhe në Bundesligë

Ekskluzive: SC Gjilani nënshkruan me ish-futbollistin e Shkëndijës, karrierë ka bërë edhe në Bundesligë

Sport Club “Gjilani” ka bërë një goditje të madhe duke transferuar futbollistin e mirënjohur shqiptar.

Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se “kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Valmir Nafiun.

Lojtari 29-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e Shkëdijës së Tetovës, kurse karrierë ka bërë edhe në shumë skuadra si Skënderbeu u Korçës, Renova. Gjithashtu Nafiu ka luajtur edhe në Bundesligën gjermane me skuadrën e Hamburgut.

Enigma mëson se gjilanasit edhe më tutje janë duke menduar për prurje në ekip.

/Gazeta Enigma/

Related Articles