Deputeti i LVV-së, Armend Muja, është shprehur se kryeministri Albin Kurti ia ka kaluar me vota ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Sipas Mujës, Kurti konsiderohet njëri nga liderët me më së shumti besim.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një interviste në Klan Kosova, transmeton Gazeta Enigma.
“Populli i Kosovës nga viti 2019 e këndej, ka vendosë që lider duhet me qenë Albin Kurti, në kuptimin e sakrificës së të kaluarës por edhe një dëshirë për të ardhmen, kështu e kanë parë si simbiozë dhe kanë vendosur që këtë lidership t’ia japin Albin Kurtit”, tha Muja.
“Pas Rugovës, mendoj që e tejkaloi edhe numrin e votave të Rugovës, mendohet që është një prej liderëve me më së shumti besim. Tani, individualisht, Albin Kurti i ka 47.7 për qind vetëm vet besim, sipas sondazhit të ‘Iri-it’”, shtoi tutje deputeti. /Gazeta Enigma