Mujanoviq: Mungesa e sanksioneve ndaj Vuçiqit, është dritë jeshile për orkestrimin e një dhune tjetër më të madhe

Mujanoviq: Mungesa e sanksioneve ndaj Vuçiqit, është dritë jeshile për orkestrimin e një dhune tjetër më të madhe

Politologu nga Bosna e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq, ka vënë në dukje mungesën e sanksioneve nga Amerika dhe Bashkimi Evropian kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq.

Sipas Mujanoviq mungesa e këtyre sanksioneve është një dritë jeshile për shkaktimin e një dhunë tjetër, madje edhe më të madhe.

Këtë, ai e ka quajtur dështim kategorik të parandalimit të çfarëdo lloj sulmi tjetër.

“Ka kaluar një muaj nga sulmi paraushtarak serb në Banjskë, i cili rezultoi në vdekjen e një oficeri të policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ende nuk ka sanksione të SHBA-së apo BE-së kundër Vuçiqit. Kjo në vetvete është një dritë jeshile për të për të orkestruar më shumë dhunë. Dështimi kategorik i parandalimit”, ka shkruar Mujanoviq në platformën X.

Related Articles