Ish-kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka, është deklaruar më në fund për dokumentin që qarkullon qe disa vite ku thuhet se ai ka qenë pjesë e partisë së gruas së Millosheviqit, Mira Markoviq.
Muja nuk e ka mohuar se ka qenë pjesë e kësaj partie, por vetëm ka thënë se komandantët s’ia kanë përmendur asnjëherë.
“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.
Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull. Rrugë të tretë nuk ka”, ka shkruar Mujka.
Postimi i plotë: