“Mund të largoheni nga Mariupoli nëse i leni armët pas” – kushti i Rusisë për ushtarët ukrainas

“Mund të largoheni nga Mariupoli nëse i leni armët pas” – kushti i Rusisë për ushtarët ukrainas

Rusia ka thënë se do të lejojë që ushtarët ukrainas të dalin nga izolimi në Mariopol, me kusht që ata të lënë armët dhe municionet e tyre pas.

Trupat ukrainase mendohet se janë kryesisht të izoluara në rajonin e industrisë së rëndë të uzinës së çelikut, Azovstal.

Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.

“Ata që e bëjnë këtë do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës”, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.

Deklarata e lëshuar orë më parë, tha se forcat ruse u kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se ata planifikojnë të pranojnë ofertën, raporton BBC. / Gazeta Enigma

Related Articles