Manchester United u përball mbrëmjen e djeshme me Manchester City në derbin e Premierligës që përfundoi me shifrat 4-1 në favor të “Qytetarëve”.
Vëmendje mori mungesa e Cristiano Ronaldos, ku ka shkaktuar shumë polemika për arsyen e mungesës së tij.
Trajneri i “Djajve”, Rangnick ka thënë: “I besoj stafit tim. Të premten dhe të shtunën mjeku më tha se Ronaldo nuk mund të stërvitej”.
Por, Roy Keane ka hedhur dyshime mbi dëmtimin e portugezit: “Ai është si një makineri, dëmtohet shumë rrallë. Ka diçka që nuk më bind”.
Ndërsa sipas “The Athletic” sulmuesi është kthyer në Portugali për t’u rikuperuar nga dëmtimi.
Por një tjetër opsion mbi mungesën e Ronaldos na vjen nga motra e tij.
Katia Aveiro i ka hedhur “benzinë zjarrit”, duke pëlqyer në Instagram një postim ku shkruhej se CR7 është në 100 për qind të formës, por është përjashtuar nga skuadra për arsye taktike.