Pala ukrainase niset me helikopter ushtarak për t’u takuar me rusët

Pala ukrainase niset me helikopter ushtarak për t’u takuar me rusët

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen sot në orën 16:00, me kohën e Kievit.

Lajmin e ka konfirmuar Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Twitter.

Ai ka bërë me dije se delegacioni do të jetë i njëjti.

“Negociatat me Federatën Ruse. Raundi i tretë. Fillon në 16:00, me kohën e Kievit. Delegacioni i pandryshuar”, ka shkruar ai.

Ndryshe, delegacionet kanë mbajtur dy takime deri tash, por pa ndonjë rezultat. /Gazeta Enigma/.

Related Articles