Munishi: 24 ndeshje pa humbje, një gol i anuluar pa të drejtë, jemi skuadra më e dëmtuar në Superligë

Sport Club “Gjilani” ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqebardhët” triumfuan me rezultatin 5-0 ndaj “kuqezinjve”, shkruan Gazeta Enigma.

Golat për gjilanasit i realizuan Keita Razak, Donjet Shkodra, Blerim Krasniqi, Gerhard Progni dhe Shkëlzen Lushtaku i Drenicës i cili shënoi në portën e gabuar.

Kjo fitore vjen pas humbjes zyrtare 0:3 në tavolinë nga Ballkani pas incidentit të tifozëve në Gjilan.

Megjithatë, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi që njihet për postimet dhe deklaratat interesante, thotë se skuadra e tij ka “24 ndeshje pa humbje” dhe është “skuadra më e dëmtuar” në Superligë.

Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:

“24 ndeshje pa humbje …

Rezultati me i thell ne 20 vitet e fundit dhe ni gol i anuluar pa te drejtë.

Ekipi me i demtuar ne Superlig

Forca Gjilani 

Forca Skiftera

/Gazeta Enigma/

Related Articles