Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes është shprehur se fusha ka pamundësuar të luajnë futboll të mirë dy skuadrat.
Munishi theksoj se fusha e rënduar pamundësoi futboll të mirë, presim pranverën për të zhvilluarë paraqitje të mirë në “Zahir Pajaziti”.
Ishte një ndeshje e vështirë. Llapi ka një ecuri të mirë dhe ka një skuadër të fortë, por ne analizuam ekipin e tyre dhe ata patën vetëm një rast të rrezikshëm me Drilon Fazliun. Por të kishim zhvilluarë ndeshjen në një stadium tjetër, kishim treguar lojë me të mirë ne por edhe Llapi. Kjo fushë me shumë ka penalizuar Llapin se neve, pasi që ne kemi ndërmarrë masa që në pjesën e parë, pasi ka bërë formacionin me lojtarë që janë me të fortë fizikisht. Presim pranverën për të luajtur në “Zahir Pajaziti”, pasi aty mund të luajmë më mirë dhe të kënaqim tifozët me lojë sepse i kemi borgj. Ne përgatitemi ndeshje pas ndeshje, së pari kemi një ndeshje për Kupë, presim Malishevën dhe në fund luajmë ndaj Ballkanit”, tha Munishi.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Gjilanit. Por, Batatina insiston se një barazim ndaj Gjilanit, nuk është humbje. Ai tregoj se ekipi i tij është në formë të mirë dhe pretendent për titullin e kampionit.
‘E kemi ditur se do të përballemi me pozitën e parë dhe me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen ndaj skuadrës së Gjilanit. Nuk i kemi dhënë hapësirë Gjilanit. Tani edhe ne jemi në luftë për kreun e Superligës. Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit. Nuk kemi mundur ta bëjmë lojën tonë. Mendoj që pak më të kujdesshëm kemi mundur të bëjmë gol. Të dyja bëmë lojë cilësore. I përgëzoj djemtë për lojën dhe mendoj se ka ndeshje tjera ku do të mund të fitojmë pikë. Suksesi në të cilin jemi tani është falë djemve. Jemi skuadra më në formë në Superligë. Por, nuk ndërpritet seria pozitive ndaj Gjilanit. Jemi afër me skuadrat në tabelë, ruajtëm distancën në 4 pikë me liderin dhe nuk është diferencë e madhe’, ka theksuar Batatina.