“Alarmohet” Drenica humbja e pestë me radhë, deklaratat e trajnerëve Thaçi e Lushtaku

“Alarmohet” Drenica humbja e pestë me radhë, deklaratat e trajnerëve Thaçi e Lushtaku

Malisheva ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kryetrajneri i Malishevës, Arsim Thaqi u shfaq i kënaqur me lojën e skuadrës së tij ndaj Drenicës. Thaqi theksoj se fitorja erdhi pasi lojtarët luajtën me zemër.

“Kemi bërë një lojë me zemër, lojë që na ka nevojitur në fushën ton pas disa vështirësive. Nuk kemi kontinuitetin pasi nuk kemi edhe përvojën, por normale kur të luash me zemër fiton edhe ndeshjen. Kemi pasur mungesa, por i kemi zëvendësuar dhe ata lojtarë dëshmuan se meritojnë të luajnë”, tha Thaqi.

Arsim Thaçi, trajner i FC Drenica

Kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i kënaqur me angazhimin e futbollistëve por jo edhe me rezultatin e ndeshjes.

Lushtaku theksoj se Malisheva ka fituar vetëm me dy raste dhe se as Zoti nuk po i ndihmon kuqezinjëve.

“Prej minutës së parë deri në fund të ndeshjes Malisheva ka pasur vetëm rastin e penalltisë dhe golin. Ne kemi pasur tri/katër raste në pjesën e parë, por kemi dominuar edhe tërë të dytë. Përveç problemeve financiare, shpinën na ka kthyer edhe fati por nuk po na ndihmon as Zoti. Këta djem kanë shfaqur një angazhim të madh, por është edhe gjynah se si pësuam humbje. Kam dyshim të penalltia, në të dytën dominuam ndeshjen por u dënuam në fund të ndeshjes”, tha Lushtaku.

Tahir Lushtaku, trajner i FC

Related Articles