Munishi ironizon me Ballkanin me këngën “kërcejna mbi tavolina”

Munishi ironizon me Ballkanin me këngën “kërcejna mbi tavolina”

Klubi Futbollistik “Ballkani” e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 ndaj Ulpianës, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të, e cila për 90 minuta u mbyll baras 1:1.

Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ish-kryetrajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka ironizuar me skuadrën e Ballkanit duke e komentuar me këngën “kërcejmë mbi tavolina”.

Ulpiana e kishte aktivizuar në minutën e 80-të lojtarin Andi Arifin, i cili nuk ka qenë i regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

“MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka”, thuhet në raportin e lëshuar nga FFK-ja.

Kësisoj, Ballkani e rrit diferencën e pikëve në 11 me ndjekësit, Dritën dhe Gjilanin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles