Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka folur pas disfatës në udhëtim ndaj Trepçës ’89 (2-1), derisa përcaktuese sipas teknikut të ‘kuqebardhëve’, ishin mungesat e shumta që kishin në formacion, shkruan Gazetasheshi.com.
Munishi gjithashtu foli edhe për duelin e radhës ndaj Prishtinës, për të cilin tha se do të luajnë sikurse në takimet e tjera.
“Kemi patur mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje dhe është dashur të komponohemi disa për këtë takim. Mund të them se jam i kënaqur nga ajo se çfarë pash në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që në pjesën e dytë bëmë disa gabime të cilat nuk guxojnë të na ndodhin”.
“Ne do të përgatitemi për ndeshjen e radhës, presim edhe rikthimin e disa futbollistëve. Është vetëm një ndeshje e radhës për ne, pasi që nuk na intereson se kush bëhet kampion apo jo”, përfundoi Munishi.
Gjilani do ta mbyll këtë edicion në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërkohë që në dy xhirot e fundit do të përballet me Prishtinën në shtëpi dhe me Besën në udhëtim.