Sipas trajnerit të SC Gjilani, futbollisti i tij Blerim Krasniqi do të jetë realizatori numër një në fund të edicionit 2021/2022 të BKT Superligës, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi gjatë një interviste për “Sportin Total” në KTV, tha se Krasniqi do të jetë golashënuesi më i mirë i Superligë, pasi kampionati sapo ka mbyllur rrethin e parë sipas tij, dhe se sapo ka filluar me ndeshjet e rrethit të dytë vajtje-ardhje, ndërsa deri në fund të rrjedhës së edicionit ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar.
Sipas Munishi, Blerim Krasniqi deri në fund të sezonit pritet t’i shënoj mbi 20 gola, të cilët do ta bënin realizatorin më të mirë, e të cilën kuotë Munishi ka thënë do ta realizoj Krasniqi, pasi sipas tij, sapo ai t’i arrij 5 apo 6 gola, do t’i besohen lejohen edhe ekzekutimet e penalltive, qe do ta ndihmojnë të arrij atë shifër golash.
“Krasniqi mund të luaj në nivele me të larta. Ai do të jetë golashënuesi më i mirë i ligës deri në fund të kampionaitit. Kur ti shënon 5/6 gola do të ia lejojmë edhe penalltitë, deri në fund ai do të shënoj mbi 20 gola, sepse ka shumë ndeshje deri në fund”, tha Ismet Munishi, shkruan Gazeta Enigma.