Munishi me një mesazh të fortë përpara ndeshjes ndaj Prishtinës

Munishi me një mesazh të fortë përpara ndeshjes ndaj Prishtinës

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, ka publikuar një fotografi me mbishkrim interesant në rrjetin e tij social Facebook, shkruan Sheshi.info

Foton e publikuar në Facebook, Munishi e ka përcjellur me një shkrim të fuqishëm.

“Pesimisti ankohet për eren. Optimisti pret që të pushojë ajo; Realisti i rregullon velat.”ka shkruar i pari i Gjilanit.

Nesër zhvillohet takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit, ku këta të fundit mund të marrin kreun e tabelës.

Ky padyshim që mund të konsiderohet si një mesazh nga Munishi, i cili njihet për personalitetin e tij karizmatik.

Related Articles