Klubi Futbollistik “Ballkani” këtë vit e ka shkruar historinë duke u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Në opinion skuadrën e Ballkanit e kanë cilësuar si ‘Krenaria e Kosovës’ pas këtij suksesi, raporton Gazeta Enigma.
Mbrëmë në emisionin ‘Kampionët’ ka qenë i ftuar kryetrajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, i cili ka folur për skuadrën e tij, por edhe për ekipin e Ballkanit.
Sipas Munishit, klubet e përmirësojnë imazhin, por që krenarë i bënë vetëm Kombëtarja e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Ai thotë se një klub mund ta bëjë krenarë vetëm tifozerinë e tyre dhe qytetin e tyre.
“Klubet tona e përmirësojnë imazhin në arenën ndërkombëtare, me gjithë respektin për gjitha këto klube, na krenarë jemi vetëm me kombëtaren. Nuk mundem me qenë krenar me një klub që unë e kam rival. Paramendo ti, Barcelona me dal me një deklaratë që Real Madridi na ka bo krenarë që e ka fitu Ligën e Kampionëve. Nuk mundet një klub me e bo krenarë krejt Kosovën, vetëm tifozerinë e tyre dhe qytetin e tyre”, tha Munishi në emision.
/Gazeta Enigma/