Munishi: Nuk e lë Gjilanin për stolin e Kosovës

Munishi: Nuk e lë Gjilanin për stolin e Kosovës

“Nuk kom menduar për këtë pjesë edhe pse kom marrë mesazhe dhe përkrahje të madhe nga publiku”, është shprehur Munishi kur është pyetur se a do të pranonte të drejtonte kombëtaren e Kosovës.

Sipas tij për këtë çështje objektivi i vetëm që numërohet është kualifikimi.

“Synim do të ishte kualifikimi që pik së pari kushtimish kundërshtarët që janë më favorit se ne me i vu në vështirësi edhe duke i vu në vështirësi të tentojmë ti mundim, dhe pastaj presioni i gjithi të shkoj te kundërshtarët tanë”, ka thënë ai.

Njëherit, ai ka shtuar se “ne si kombëtare nuk e kemi presionin aq të madhe me u kualifikuar, por publiku jonë edhe populli jonë donë me luajtur mirë donë me qenë luftarak, me tregu lojë ma të mira”.

Sipas Munishit kjo do të ishte rruga e duhur për tu kualifikuar.

“Rruga se si shkohet deri te kualifikimi është me i njoft kundërshtarët mirë, me i dhanë dënimin kundërshtarit  aty ku jonë më të thyeshëm, me i vendos ata në vështirësi dhe pastaj kur shkon presioni tek ta, duhet të tentojmë që ndonjërin prej tyre me e lanë mbrapa dhe mu kualifikuar”, ka theksuar ai./Gazeta Enigma/

Related Articles