Munishi s’provohet drejtpërdrejtë, përgjigjet në pyetjen më të vështirë që ia shtron djali i tij

Munishi s’provohet drejtpërdrejtë, përgjigjet në pyetjen më të vështirë që ia shtron djali i tij

Trajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi është s’provuar skajshmërisht në emisionin “Libero” në ATV teksa iu shtrua një pyetje nga më sfidueset e mundshme në rrethanat aktuale, madje nga vet djali i tij, Diego, shkruan Gazeta Enigma.

Në pyetjen e shtruar spontanisht, vogëlushi i trajnerit Ismet Munishi, ishte mjaft i drejtpërdrejtë, sfidues e decidiv teksa e pyeti Munishin “nëse do të lënte drejtimin e SC Gjilani po të merrte ftesë që të bëhej selector I reprezentacionit të Kosovës  në futboll, apo do të vazhdonte me SC Gjilanin dhe të mos pranonte ftesën për të drejtuar Kosovën në atë rast?

“Djali jem, ne jemi mësu… ne njerëzit nuk i lojna në lloq. Duhet me u ndejtë njerëzve në marrëveshje…  me u ndejtë besnik, tifozërisë duhet me i ndejtë poashtu besnik… Unë besoj që Kosova ka me marrë trajner shumë të mirë dhe krejt planet e babit janë të lidhura me SC Gjilani”, u përgjigj Munishi në pyetjen që ia shtroi djali i tij.

Diego djali i zgjuar, habit me pyetjet që ia bën babait Ismet Munishit në studio

Diego djali i zgjuar, habit me pyetjet që ia bën babait Ismet Munishit në studio #ATV #LiberoPosted by ATV LIVE on E hënë, 20 dhjetor 2021

Madje edhe vet moderator mori një përgjigje epike nga djali i Munishit, kur e pyeti nëse do të dëshironte që babai i tij të jetë selector i Kosovës, e përgjigja e tij ishte mjaft e thellë, decidive e tejet e artikuluar dhe logjike: “tash për tash kam qejf që babai të jetë me Gjilanin, ndërsa çështja e drejtimit të Kosovës, sipas tij, do të ishte një dëshirë e patjetërsueshme, por jo tani, në rrethanat aktuale, por mbase në një periudhë tjetër kohore.

Ismet Munishi me djalin, Diego

Related Articles