Munishi për Kqikun: Mbajeni mend këtë emër, kapitenin e ardhshëm te Gjilanit

Munishi për Kqikun: Mbajeni mend këtë emër, kapitenin e ardhshëm te Gjilanit

Gjilani ka zhvilluar një miqësore me Kosovën U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Rezultati i kësaj ndeshje është mbyllur barabartë prej 2:2, njërin nga golat për kuqebardhët e ka shënuar edhe i riu Edison Kqiku.

Për, Edison Kqikun, ka shkruar edhe vetë kryetrajneri i tij Ismet Munishi, i cili e ka lavëdëruar atë, madje tha se do të jetë edhe kapiteni i Gjilanit në të ardhmen.

“Edison Kqiku kapiteni i ardhshëm i SC Gjilanit. Mbajeni në mend mirë këtë emer. Ishte lider dhe shënoi në minutat e fundit shtesë në duelin me U21 Kosovë dhe na e dha atë që futbolli e jep gjithmonë. Pasionin për lojen dhe fitoren”, ka shkruar Munishi.

Related Articles