Mungesa e Stadiumit të Qytetit në Gjilan viteve të fundit e ka zbeh shumë edhe njërin ndër derbit më të madh në trojet shqiptare.
Drita dhe Gjilani kanë zhvilluar derbin e fundit në fushën sintetike të qytetit.
Këto dy ekipe ‘luftuan’ deri në fund, por që ky derbi nuk prodhoi fitues dhe ndeshja u mbyll me 4 gola, 2-2, raporton Gazeta Enigma.
Të zbehtë këtë ndeshje të zjarrtë po e bënë edhe mungesa e dy tifozerive, pasi që stadiumi ndihmës nuk i plotëson kushtet për dy grupet e tifozëve.
Ismet Munishi ka thënë se tifozët e SC Gjilanit kanë ‘Dashni pa kushte’ dhe se i respekton shumë për përkrahjen dhe ndihmën që ia bëjnë klubit.
“Intelektualët u rikthyn, kurse Skifterat po thonë ‘Dashni pa kushte’. Tifozeritë unë i respektoj shumë, unë kisha pas dëshirë që të ishin dy tifozeritë në stadium. Derbit më të zjarrtë viteve të fundit kanë qenë kur kam qenë unë trajner i Gjilanit. Janë dy tifozeri fantastike, normalisht Skifterat janë më fantastikë për mua, i njoh djemtë aty të cilët edhe e ndihmojnë klubin por edhe e përkrahin klubin pa kushte”, tha Munishi në emision.
SC Gjilani pas 26 ndeshjeve të zhvilluar renditet në pozitën e shtatë me 26 pikë të mbledhura.
/Gazeta Enigma/