Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se i ka pranuar disa miq të ri në Facebook, por i ka porositur “Të jeni të disiplinuar dhe në nivel”.
“Kush nuk është në nivel me gjuhën dhe etikën shkarkohet”, ka shkruar Munishi. Munishi, të dielën i ka bërë të gjithë me qesh në emisionin ‘EKIPI A’ kur është pyetur rreth përdorimit të teknologjisë VAR.
Ai ka thënë që kur djalit i tregova që këtë vit ka VAR, në Superligën e Kosovës në futboll ai ma uroi titullin. ‘Djali më tha a ka dal VAR-i a? i thash po bir, me tha urime titulli babë”, tha Munishi.
Skuadra e Munishit u ndal që në start, pasi barazoi 1-1 me Drenicën e Tahir Lushtakut të dielen në Skenderaj. Ndërkaq më 28 gusht, Gjilani është mysafir i Feronikelit në Drenas.