Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit, e që po konfirmohet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ai ka publikuar të dhënat e FMN-së, duke thënë se këtë gjë ka qenë duke e thënë edhe Qeveria tash e një kohë.
“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”, tha Murati.
Rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit, po e konfirmon FMN.