Murati: ATK ka mbledh 1 miliardë euro tatime brenda vitit, rekord historik

Murati: ATK ka mbledh 1 miliardë euro tatime brenda vitit, rekord historik

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar sot duke e quajtur lajm të mirë, faktin që ATK për herë të parë ka arritur ta tejkalojë shifrën prej 1 miliardë euro tatime, shkruan Gazeta Enigma.

“Edhe një lajm i mirë. ATK për herë të parë ka arritur ta tejkalojë shifrën prej 1 miliardë euro tatime të mbledhura brenda vitit, duke shënuar kështu rekord historik. Ky rekord është arritur ende pa përfunduar viti fiskal, me datën 16 dhjetor”, theksoi Murati.

Kjo arritje sipas tij “përbën më shumë se dyfishim të mbledhjes së tatimeve brenda vendit, nga 467 milionë euro sa ishte në mbi 1 miliardë euro, për vetëm 5 vite”.

Tutje ai shtoi se gjatë së njëjtës periudhë, “Qarkullimi i bizneseve është rritur nga 12 miliardë euro në 25 miliardë euro; Fitimi i korporatave është rritur nga 900 milionë euro në 2.3 miliardë euro; Numri i vendeve të punës është rritur nga 350 mijë në 435 mijë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles