Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se deficiti buxhetor është zvogëluar.
Përmes disa statistikave të ndara në facebook, Murati ka thënë se financat publike janë kthyer në binarë dhe se thesi i shqyer është qepur.
“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon” ka thënë Murati.
Ky është postimi i plotë i tij:
Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik
Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.
Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon.