Selimi: Gjykata Speciale do të kushtojë 1 miliardë euro

Selimi: Gjykata Speciale do të kushtojë 1 miliardë euro

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi është deklaruar përmes rrjetit social “Twitter”, për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se derisa një politikan si Dick Marty doli 15 vite më parë për të shkruar një raport mbi “trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”,  BE dhe SHBA i bënë presion Kosovës që të krijojë një gjykatë speciale.

Sipas tij kjo gjykatë do t’i kushtojë Kosovës 1 miliardë euro.

Postimi i tij i plotë:

15 vjet më parë, një politikan zviceran Dick Marty doli vullnetar për të shkruar një raport mbi “trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”. BE dhe SHBA i bënë presion Kosovës që të krijojë një gjykatë speciale “për të pastruar retë nga lufta çlirimtare”. Gjykata do të kushtojë minimalisht 1 miliard euro.

Related Articles