Mbi 61 mijë familje kosovare kanë përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.
Kështu bëri të ditur ministri i financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook.
“Edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme. Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese”, ka shkruar Murati.
Ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike.