Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Nabila Alshamsi, me të cilën ka diskutuar në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Me këtë rast, ministri Murati falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai gjithashtu e njoftoi ambsadoren për gjendjen makrofiskale të Kosovës, si dhe për planet e Qeverisë Kurti për ekonominë e vendit, veçanërisht në trajtimin e sfidave që janë krijuar nga pandemia COVID-19.
Ndërsa, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Alshamsi, e falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks të veçantë në investime të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e vendit. Po ashtu, ambasadorja shprehu që Emiratet e Bashkuara Arabe do ta përkrahin shtetin e Kosovës me investime në hapësira të ndryshme, si në arsim dhe shëndetësi.