Murati: Opozita votoi kundër trajtimit të rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin!

Murati: Opozita votoi kundër trajtimit të rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi nuk u arrit të miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026.

Murati ka thënë se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin në vlerë prej 200 milionë eurove.

“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove. Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, shkruan Murati 

Related Articles