Emigrimi drejt një jete më të mirë në europë apo amerikë ka qenë gjithmonë një ëndërr për shumicën e shqiptarëve.
Për realizimin e të cilës gjithmonë kanë sakrifikuar shumë duke ndërmarrë edhe risqe nga ikja me anie apo gomone deri te fshehja në kamionë apo në një identitet të rremë, shkruan TopChanne
Pikërisht kjo e fundit është më e përdorura tashmë ku për një pasaportë të falsifikuar të huaj paguhen shifra që kapin vlerën e 20-50 mijë euro. Hetimet bashkë edhe me autoritetet e huaja kanë zbuluar laboratorë të prodhimit të tyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Gjatë vitit që lamë pas policia e shtetit ka konstatuar 260 dokumente të falsifikuara të përdorura nga 172 shtetas nga të cilët 131 shtetas shqiptarë dhe 41 shtetas të huaj.
Referuar statistikave të policisë së shtetit në 3 mujorin e parë të vitit 2026 panorama paraqitet disi ndryshe. Në 89 dokumente të falsifikuara që janë konstatuar ato janë poseduar nga 48 shtetas të huaj dhe vetëm 6 shqiptare. Dokumentet e falsifikuara janë kryesisht italiane dhe gjermane.
Për të fshehur identitetin e vërtetë apo për ta bërë të besueshme vlefshmërinë e pasaportës së huaj në falsifikuar shpesh falsifikohen edhe viza ose leje qëndrimi dhe dokumente identitetit.
