Murati tregon se cilët punëtorë marrin pagën e 13-të

Murati tregon se cilët punëtorë marrin pagën e 13-të

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime lidhur me pagën e 13 për sektorin publik, raporton Gazeta Enigma.

Murati deklaroi se paga e 13-të iu takon punonjësve publikë që kanë marrë pagë që 12 apo më shumë muaj.

“Sa i përket pagës së 13-të, parashihet të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Nëse dikush ka filluar rishtazi, do ta marrë pagën e 13-të vitin e ardhshëm. Paga e 13-të paguhet për punëtorët që kanë marrë pagë prej buxhetit të shtetit, por që kanë punuar më shumë se 12 muaj” deklaroi Murati në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se paga e 13-të do të ekzekutohet porsa të votohet në Kuvend buxheti i këtij viti.

Related Articles