Murati: Tremujori i dytë i 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale

Murati: Tremujori i dytë i 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale.

Sipas tij, krahasuar me vitin paraprak, ka më se dyfishim të dinamikës, gjë që pritet të shërbejë si impuls pozitiv edhe për rritjen e ekonomisë.

“Një fenomen tjetër që vërehet nga grafiku, është një shpenzim më i lartë në kategorinë e kapitaleve në Tremujorin 1 për disa prej viteve paraprake, por që është botërisht e ditur se në muajt e dimrit kushtet atmosferike nuk mundësojnë kryerje të punëve. Kjo sqarohet me faktin se në ata tremujorë, në fakt ka ndodhur pagesa e vonuar e faturave të vitit paraprak, gjë që ndikon negativisht edhe në likuiditetin e punëkryesve e edhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

“Si qeveri, ka qenë zotim i yni që faturat do të paguhen me kohë në mënyrë që të mos shkaktohen probleme për punëkryesit, dhe ndryshimi vërehet edhe në uljen drastike të faturave të papaguara për më gjatë se 30 ditë. Kjo vërehet edhe në grafikun nëse shikohen TM1 në dy vitet e fundit, ku s’ka pasur fatura të prapambetura nga vitet paraprake”, ka shtuar ai.

Related Articles